Medi
02KOSOVËLAJME

Vjedhje e rëndë në tentativë në Veri, tri shtëpi me shenja thyerjeje

Policia e Kosovës është duke hetuar një rast të vjedhjes së rëndë në tentativë në komunën e Leposaviqit, pas raportimeve të tri rasteve të ndara për hyrje me forcë në shtëpi banimi, njofton Mitropol.

Sipas informacioneve zyrtare, më 05.01.2026, tre ankues kanë paraqitur raste të ndara, duke deklaruar se në shtëpitë e tyre janë vërejtur shenja të futjes me forcë. Ngjarjet dyshohet se kanë ndodhur më herët, më 28.12.2025, në kohë të pacaktuar.

Aurora Group

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, pas ekzaminimit të vendit si dhe bazuar në deklaratat e ankuesve, është konstatuar se nuk është vjedhur asgjë nga shtëpitë. Megjithatë, janë evidentuar dëmtime të konsiderueshme materiale, përfshirë dyer të hapura me forcë dhe demolim të brendshëm në objekte.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe, në koordinim me të, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të identifikimit të personave të përfshirë dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes./Mitropol/

Premium Store