Zeqaj i bën apel Kurtit ta mobilizojë diasporën, ashtu siç e mobilizoi për zgjedhje, për të krijuar një fond në ndihmë të qyteteve të përmbytura nga uji

Screenshot
Gazetari Florent Zeqaj i bën thirrje kryeministrit Albin Kurti që të apelojë te mërgata për mobilizim dhe krijimin e një fondi në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet.
Sipas Zeajt, një nismë e tillë do të ishte akt patriotik, pasi shteti i Kosovës e ka të pamundur të përballet i vetëm me pasojat e kësaj katastrofe natyrore. Ai thekson se kjo thirrje nuk ka karakter propagandistik, por është thjesht një apel për solidaritet dhe bashkim.
Gazetari sugjeron hapjen e një fondi të posaçëm me emrin “Mërgata me zemër për Kosovën e përmbytur”, duke ftuar institucionet që të bëhen zë për qytetarët në nevojë dhe të nxisin ndihmën nga bashkatdhetarët jashtë vendit.








