Pellini
KOSOVËLAJME

Bahtiri: Besimin e qytetarëve do ta kthej me punë dhe angazhim për Kosovën

 

Agim Bahtiri ka falenderuar të gjithë ata që e mbështetën që ai të siguroj sërish ulëse në Kuvendin e Kosovës, shkruan Mitropol.

Pellini

Bahtiri tha se për të vota e Mitrovicës ka peshën më të madhe, sepse është nder i veçantë kur të votojnë ata që të njohin më së miri, ata me të cilët ndaj rrugë, halle dhe shpresë.

Postimi i plotë:

Po e filloj nga ti, Mitrovicë e dashur, qytet i krenarisë, i sakrificës dhe i qëndresës,

Shumë të dashur bashkëqytetarë,
Ju falënderoj nga zemra për besimin e jashtëzakonshëm që më dhatë. Me 10,677 vota në Mitrovicë, u rendita i treti më i votuari, pas Kryeministrit Albin Kurti dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.
Për mua, VOTA E MITROVICËS, ka peshën më të madhe, sepse është nder i veçantë kur të votojnë ata që të njohin më së miri, ata me të cilët ndaj rrugë, halle dhe shpresë.

Me përulësi të thellë falënderoj qytetarët e mbarë Republikës së Kosovës dhe diasporën tonë të dashur, të cilët me gjithsej 27,661 vota më besuan përgjegjësinë që të jem për të dyten herë radhazi, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Ky besim është nder i madh dhe obligim i shenjtë.

Faleminderit për përkrahjen e fuqishme ndaj meje dhe ndaj Kryeministrit Albin Kurti, si dhe qëndrueshmërinë tuaj për të mos lëshuar pe.

Falë këtij besimi qytetar, është çështje javësh kur do ta kemi Qeverinë e re me Albin Kurtin Kryeministër, për të vazhduar rrugën e ndryshimeve, të barazisë dhe të zhvillimit të Republikës sonë.

Ju jam mirënjohës secilit prej jush. Besimin tuaj do ta kthej me punë të ndershme, zë të fuqishëm dhe angazhim të palëkundur për Mitrovicën, për Kosovën dhe për të ardhmen tonë të përbashkët.

Faleminderit nga zemra! 🇽🇰

Gjithmonë i juaji,
Agim Bahtiri

Weelnes