Aurora Group
KOSOVËLAJME

Kamishi dorëzon ankesë në PZAP pasi KQZ pranoi vota me postë pas afatit ligjor

 

Bekim Haxhiu ka bërë të ditur se sot ka dorëzuar ankesë në PZAP, ngase siç thotë ai KQZ ka pranuar dhe numëruar mbi 23 mijë vota të ardhura pas afatit ligjor, shkruan Mitropol.

Pellini

Haxhiu tha se diçka e tillë ka ndikuar në ndarjen e mandateve dhe në renditjen e kandidatëve.

“Nuk kërkoj privilegj. Kërkoj vetëm zbatim të barabartë dhe strikt të ligjit për të gjithë.
Mbrojtja e votës së ligjshme është mbrojtje e demokracisë. Pa ligj, nuk ka zgjedhje të ndershme.”, tha ai.

Postimi i plotë:

Sot kam dorëzuar ankesë zyrtare në PZAP për një shkelje serioze që rrezikon integritetin e zgjedhjeve.

Ligji është i qartë. Fletëvotimet me postë pranohen vetëm deri më 29 dhjetor 2025, ora 16:00. Megjithatë, KQZ ka pranuar dhe numëruar mbi 23 mijë vota të ardhura pas këtij afati ligjor. Kjo nuk është çështje teknike. Është shkelje e drejtpërdrejtë e ligjit.

Asnjë vendim administrativ nuk mund të ndryshojë ligjin. Afatet zgjedhore nuk janë rekomandime, por garanci për barazinë e votës dhe besueshmërinë e procesit. Kur numërohen vota jashtë afatit, procesi rihapet në mënyrë arbitrare dhe rezultati deformohet.

Kjo paligjshmëri ka prodhuar pasoja konkrete. Ka ndikuar në ndarjen e mandateve dhe në renditjen e kandidatëve. Nuk kërkoj privilegj. Kërkoj vetëm zbatim të barabartë dhe strikt të ligjit për të gjithë.

Mbrojtja e votës së ligjshme është mbrojtje e demokracisë. Pa ligj, nuk ka zgjedhje të ndershme.

Premium Store