EKSKLUZIVE: Sonte në ora 21:30 mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Mitrovicës, pritet zgjedhja e kryesuesit

Sonte duke filluar nga ora 21:30 pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, mëson ekskluzivisht “Mitropol” nga burimet e veta.
Asambleistët nga të gjitha partitë po pranojnë tashmë ftesat për të marrë pjesë në seancë në të cilën pritet zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Komunës.
Kjo seancë po mbahet me orar të parregullt, meqë e njejta pritej të mbahej nesër duke filluar nga ora 10:00.
Arsyeja e ndryshimit të datës lidhet me zbatimin e nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale; nenit 3, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) nr. 02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës; nenit 50, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, dhe nenit 52, paragrafi 1, të Statutit të Komunës së Mitrovicës e cila parasheh mbajtjen e kësaj seance jo më larg se një muaj pas seancës konstituive e cila ishte mbajtur me 12 dhjetor 2025.
Bazuar në këtë zhvillim, duket se data e thirrjes së seancës ishte llogaritur gabim, rrjedhimisht afati ligjor, andaj e njejta është thirrur për sonte në ora 21:30.
Ndryshe, Mitropol raportoi sonte ekskluzivisht që kishte huqje në datën për seancë dhe se afati i fundit për të njejtën ishte sonte.








