Medi
02LAJME

Lajm i mirë: Ujësjellësi njofton se tani uji mund të pihet në Mitrovicë

 

Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” Sh.A. ka njoftuar se uji i pijshëm nga sistemi i furnizimit në rajonin e Mitrovicës është plotësisht i sigurt për konsum dhe përdorim shtëpiak.

Active

Sipas njoftimit zyrtar, pas kryerjes së të gjitha analizave fiziko-kimike dhe bakteriologjike, rezultatet kanë treguar se të gjithë parametrat e ujit janë brenda kritereve të përcaktuara me legjislacionin në fuqi për ujin e pijshëm.

Bazuar në këto rezultate, qytetarët mund ta përdorin ujin pa asnjë kufizim, si për pije ashtu edhe për nevoja të tjera shtëpiake.

Nga Ujësjellësi Rajonal Mitrovicë theksohet se kompania mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë së ujit dhe në garantimin e shëndetit publik, duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Active