Aurora Group
02LAJME

Policia e Trafikut në Mitrovicë të Veriut: 133 aksidente gjatë vitit 2025, realizohen 32 plane operative

 

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Mitrovicë Veri, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë, ka zhvilluar gjatë vitit 2025 aktivitete të vazhdueshme policore me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore dhe parandalimit të aksidenteve në trafik.

Weelnes

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 32 plane operative, të fokusuara në mbikëqyrjen, menaxhimin dhe kontrollin e rrjedhës së trafikut rrugor, me synim uljen e numrit të aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Njësitë policore kanë kryer inspektime të vazhdueshme të rrugëve, duke identifikuar mangësi infrastrukturore dhe duke adresuar kërkesa për eliminimin e rreziqeve që mund të cenojnë sigurinë rrugore.

Gjatë vitit 2025, në zonën e përgjegjësisë së Mitrovicës së Veriut janë regjistruar 133 aksidente trafiku. Policia ka identifikuar disa lokacione si pika me rrezik të shtuar, të ashtuquajtura “pika të zeza”, përfshirë udhëkryqe dhe kthesa në Leposaviq, Jarinjë, Sllatinë, Rudar, Serboc, Zubin Potok, Zupç, Varagë, Shtuoce dhe Bërnjak.

Autoritetet policore u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në kthesa dhe segmente të ngushta rrugore, sidomos gjatë sezonit të dimrit.

Bazuar në hetimet e realizuara, shkaqet kryesore të aksidenteve mbeten mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, mos mbajtja e distancës së sigurisë ndërmjet automjeteve dhe drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Koha