Çudira nga Kosova: Ka mbi 50 vjet që nuk jeton, propozohet të shpallet i vdekur në vitin 2021

Gjykata Themelore, Dega në Podujevë, pas 51 vjetësh ka shpallur një afat 15 ditor për ta konstatuar vdekjen e një personi, që nuk ishte regjistruar si i vdekur në Zyrën e Ofiqarisë, raporton Demokracia.com.
Nëse në afatin prej 15 ditësh, nga data e publikimit të kësaj shpallje, ai person ose ndonjë person që di ndonjë informatë për B.H. nuk lajmërohet, gjykata ka paralajmëruar se do të bie aktvendim, sipas propozimit të djalit të të vdekurit, për ta shpallur të vdekur.
“(Emri i të vdekurit) ose kush din diçka për personin, për kontakt, për vendndodhjen menjëherë të lajmëroi Gjykatën Themelore Prishtinë-Dega Podujevë”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës Themelore në Podujevë.
Ky vendim është marrë bazuar në nenin 53, 73 dhe 74 të Ligjit për Procedurën Jokontestimore, raporton Demokracia.com.








