Medi
KOSOVËLAJME

Largimi i punonjësve shqiptarë nga Komuna e Zveçanit, reagon avokat Elvir Imeri

 

Gjatë ditës së sotme “Mitropol” ka raportuar ekskluzivisht se kryetari serb nga Lista Serbe në komunën e Zveçanit, Dragisa Milovic ka nisur me largimin e personelit shqiptarë nga puna.

Weelnes

Sot i është kryer kontrata e punës dy punonjësve shqiptarë, të punësuar në Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, pasi kishin përfunduar gjashtë muaj angazhim, ashtu si ishte paraparë në kontratën që ata kishin nënshkruar me komunën respektive.

Burime të “Mitropol” brenda Komunës së Zveçanit thonë se zyrtarëve shqiptarë po u bëhet me dije nga ekzekutivi i ri që secilit që i skadon kontrata do largohet nga puna me radhë.

E lidhur me situatën ka reaguar Kryetari i Odës së Avokatëve në Mitrovicë, Elvir Imeri.

Imeri ka thënë se konsideron se çdo vendim që prek marrëdhëniet e punës duhet të jetë i arsyetuar, i dokumentuar dhe plotësisht në përputhje me Ligjin për Zyrtarët Publik, Ligjin e Punës dhe parimet kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Si Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës – Dega Rajonale Mitrovicë, po e përcjell me vëmendje dhe shqetësim zhvillimin e situatës lidhur me ndërprerjen e kontratave të punës për një numër të punonjësve në Komunën e Zveçanit sipas lajmit te Mitropol

Pa paragjykuar asnjë procedurë konkrete dhe pa u paraqitur si përfaqësues i ndonjë pale pa autorizim, konsideroj se çdo vendim që prek marrëdhëniet e punës duhet të jetë i arsyetuar, i dokumentuar dhe plotësisht në përputhje me Ligjin për Zyrtarët Publik, Ligjin e Punës dhe parimet kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Respektimi i procedurës së rregullt ligjore, transparenca institucionale dhe barazia para ligjit janë detyrime themelore të çdo autoriteti publik. Çdo devijim nga këto parime cenon sigurinë juridike dhe të drejtat elementare të punonjësve.

Në këtë drejtim, Oda e Avokatëve të Kosovës – Dega Rajonale Mitrovicë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e te drejtave te qytetareve dhe sundimit të ligjit dhe në ofrimin e orientimit juridik për çdo qytetar që konsideron se i janë cenuar të drejtat e tij, përmes mjeteve ligjore të parashikuara me legjislacionin në fuqi.

Koha