
Policia e Kosovës ka kryer bastisje në tri lokacione të lojërave të fatit në komunën e Zubin Potokut.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Veton Elshani.
Sipas tij, bastisjet janë kryer në kuadër të veprimeve për parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit dhe për grumbullimin e provave për procedura të mëtejshme.








