Dukato 2
02LAJME

Komuna e Skenderajt takime me qytetarët për identifikimin e nevojave infrastrukturore

 

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka paralajmëruar fillimin e një serie takimesh me qytetarë në fshatra dhe lagje të bashkësive lokale, me qëllim të identifikimit të kërkesave dhe nevojave reale në infrastrukturën publike, shkruan Mitropol.

Active 1

Sipas njoftimit të Komunës, këto takime do të shërbejnë si platformë diskutimi për çështje që lidhen me përmirësimin e rrugëve, kanalizimit, trotuareve, ndriçimit publik, si dhe nevoja të tjera me interes për qytetarët.

Komuna e Skenderajt fton të gjithë qytetarët dhe përfaqësuesit e lagjeve që, në përputhje me kalendarin e bashkangjitur, të marrin pjesë aktive në këto takime dhe të paraqesin propozimet e tyre.

Nga Komuna bëhet e ditur se qëllimi i këtyre takimeve është që planifikimi i projekteve të ardhshme të bazohet në nevojat reale të qytetarëve dhe të sigurohet një zhvillim më i drejtë dhe më efikas i infrastrukturës publike në gjithë territorin e komunës.

Pellini