Për më pak se dy muaj, vidhet dy herë shkolla fillore “Harun Beka” në fshatin verior të banuar me shqiptarë, Vidimriq

Shkolla fillore “Harun Beka” e cila funksionon si degë e shkollës së Gushavcit në Vidimriq ka qenë cak i vjedhjes tash e dy herë për më pak se dy muaj.
Hera e parë ishte në javën e parë të dhjetorit, gjersa cak i hajnave për herën e dytë shkolla ishte edhe dje, me ç’rast për ta hetuar rastin, sot në objektin e shkollës ishte e pranishme edhe Policia e Kosovës me njësinë e Forenzikës.
“Mitropol” mëson se dëmi i shkaktuar nga vjedhjet është disa qindra euro.
Në shkollë vazhdojnë të vijojnë mësimin tetë vogëlushë shqiptarë të fshatit nga klasa e parë deri në klasën e pestë.
Veç shkollës, cak i hajnave kohëve të fundit kanë qenë edhe dhjetëra shtëpi banimi të këtij fshati, gjë e cila ka shqetësuar dhe po vazhdon t’i shqetësoj banorët./Mitropol/








