Medi
02LAJME

Vetura godet një 13 vjeçar në Mitrovicë, dërgohet për trajtim në QKUK

Mbrëmjen e sontme një person është goditur nga vetura në Mitrovicë, shkruan Mitropol.

Mësohet se personi që u godit nga vetura është një i ri i moshës 13 vjeçare.

Tripika

Lidhur me gjendjen e tij ka folur Zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”, Shpend Fazliu.

Fazliu tha për “Mitropol” se fëmiu është jashtë rrezikut për jetë, dhe pas disa ekzaminimeve të bëra ai është referuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Ai po ashtu theksoi se fëmiu ka pësuar lëndime kryesisht ne pjesën e fytyrës.

Lajmi është konfirmuar për “Mitropol” edhe nga Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sonte, rreth orës 20:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, në segmentin rrugor në fshatin Zhabar, ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë ka goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime  dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut. Njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, tha Zahiti për “Mitropol”.

Koha