Pellini
KOSOVËLAJME

Kryeprokurori i Gjilanit jep detaje për Sllamnikun: U ndalua për 48 orë, dyshohet për dy vepra penale

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelorë në Gjilan, Arben Kadriu ka konfirmuar arrestimin e Arianit Sllamnikut.

Kadriu bëri të ditur se Sllamniku është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë.

Ai po ashtu deklaroi se i njëjti është ndaluar nën dyshimin për dy vepra të ndryshme penale.

Premium Store

“Dyshohet për veprat penale “Ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 256 i KPRK-së dhe “Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave” nga neni 257 i KPRK-së”./Lajminet

Koha