Premium Store
02LAJME

Komuna e Mitrovicës së Jugut përfiton mbi 2 milionë euro për Banim Social Adekuat

 

Drejtori për Planifikim dhe Urbanizëm, Ardian Kavaja, së bashku me Sebahate Tahiri, udhëheqëse e Njësitit të Implementimit të Projektit të Banimit Social Adekuat, pritën në takim përfaqësuesit e Njësitit për Menaxhimin e Projektit nga MMPHI.

Aurora Group

Gjatë takimit u pranua raporti i vlerësimit, përmes të cilit Komuna e Mitrovicës së Jugut përfiton mbi 2 milionë euro për implementimin e Projektit të Banimit Social Adekuat, i cili përfshin ndërtimin e njësive të reja të banimit social, renovimin e objekteve ekzistuese, si dhe rindërtimin dhe renovimin e shtëpive për familjet e cenueshme.

Po ashtu, u diskutua mundësia e përfitimit të projekteve shtesë, veçanërisht për rindërtimin dhe renovimin e njësive të banimit në disa ndërtesa të vjetra në Tunel të Parë, me qëllim përmirësimin e kushteve të banimit për banorët.

Pas takimit u realizua një vizitë në terren për të parë nga afër objektet dhe parcelat përkatëse.

Premium Store