Aurora Group
02LAJME

KRU “Mitrovica” bën thirrje për pagesën me kohë të faturave të ujit

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” Sh.A. ka bërë thirrje për të gjithë konsumatorët që të kryejnë pagesën e faturave të papaguara brenda afateve të përcaktuara, shkruan Mitropol.

Aurora Group

Sipas njoftimit të kompanisë, pagesa me kohë e faturave është obligim ligjor dhe një faktor kyç për garantimin e furnizimit të rregullt dhe cilësor me shërbime të ujësjellësit. Po ashtu, pagesat kontribuojnë drejtpërdrejt në mirëmbajtjen dhe funksionimin e sistemit të furnizimit me ujë.

Nga KRU “Mitrovica” paralajmërojnë se moskryerja e obligimeve financiare mund të rezultojë me masa në përputhje me rregulloret në fuqi, përfshirë edhe ndërprerjen e shërbimit për konsumatorët që nuk i shlyejnë faturat.

Kompania u bën apel qytetarëve që të respektojnë afatet e pagesës, në mënyrë që të shmangen masat ndëshkuese dhe të sigurohet vazhdimësia e shërbimeve.

Active