
Në Stacionin e Autobusëve në Mitrovicë është aktivizuar ekiosku për shërbime administrative, shkruan Mitropol.
Kështu është bërë e ditur nga Komuna e Mitrovicës, të cilët thanë se drejtori i Drejtorisë së Administratës, Alban Fejzullahu, së bashku me stafin, kanë aktivizuar ekioskun elektronik në Stacionin e Autobusëve.
Ai ekiosk ofron mundësinë që qytetarët të kryejnë shërbime për dokumente dhe procedura administrative në mënyrë më të shpejtë dhe të lehtë, pa pasur nevojë të vizitojnë drejtpërdrejt zyrat e komunës.








