Premium Store
KOSOVËLAJME

LDK-ja e përjashton nga pjesëmarrja në Kuvend Armend Agollin, ai reagon ashpër

 

Armend Agolli nga LDK (dega në Mitrovicë), ka njoftuar publikisht se është përjashtuar nga pjesëmarrja në Kuvendin e partisë që pritet të mbahet më 31 janar.

Premium Store

Përmes një postimi në Facebook, Agolli ka bërë të ditur se ai, së bashku me tre delegatë nga Mitrovica dhe disa delegatë të tjerë nga degë të ndryshme, janë larguar nga lista e pjesëmarrësve pa asnjë sqarim zyrtar.

Sipas tij, përzgjedhja selektive e delegatëve, pa transparencë dhe pa kritere të qarta, rrezikon seriozisht legjitimitetin e procesit kuvendar.

“Kur nis përzgjedhja selektive e delegatëve pa transparencë e pa kritere të qarta, procesi rrezikon me humb legjitimitetin”, ka shkruar Agolli.

Koha