Aurora Group
02LAJME

Tentim vrasja në Mitrovicë: Ky është 55-vjeçari që dyshohet se qëlloi me armë dhe plagosi një person

Një rast i rëndë i tentim vrasjes është regjistruar në Mitrovicë, ku një person dyshohet se ka përdorur armë zjarri duke plagosur një tjetër.

Siç mëson Gazeta Sinjali, i dyshuari është Çerkin Kurti (56- vjeçar), i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj viktimës Florent Haliti (56- vjeçar), duke e plagosur në këmbën e majtë.

Weelnes

Ngjarja ka ndodhur më 1 shkurt 2026, rreth orës 13:30, në rrugën “Ilaz Kodra”, në lagjen Vaganicë të Mitrovicës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor fillimisht në Spitalin Rajonal të Mitrovicës dhe më pas në QKUK, ku sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.

Policia ka arrestuar të dyshuarin në shtëpinë e tij, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve dhe krim-teknika, duke sekuestruar prova materiale dhe intervistuar dëshmitarë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti fillimisht është iniciuar si “Vrasje në tentativë”, por pas hetimeve është rikualifikuar në veprat penale “Lëndim trupor” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Premium Store