Premium Store
KOSOVËLAJME

Kurti takohet me Ambasadorin e Turqisë, flasin për mundësinë e organizimit të një forumi të biznesit në Prishtinë

 

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Aurora Group

Në njoftimin e ZKM’së thuhet se Kurti vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe rolin e rëndësishëm të Turqisë në misionin e NATO-s në Kosovë, përfshirë komandën e KFOR-it.

“Ai theksoi se ky bashkëpunim në fushën e mbrojtjes do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe falënderoi ambasadorin Angılı dhe Republikën e Turqisë për gatishmërinë dhe partneritetin”, thuhet në njoftim.

Premium Store