Aurora Group
KOSOVËLAJME

A do të rikthehet Osmani në LDK?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për të ardhmen e saj politike pas datës 4 prill, kur përfundon mandati i saj si presidente.

Në një intervistë për Syri TV me gazetarin Çim Peka, Osmani nuk konfirmoi dhe as nuk mohoi mundësinë e rikthimit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Weelnes

Ajo tha se pas përfundimit të mandatit do të bëjë një vlerësim konkret, duke marrë parasysh interesin e Kosovës, dhe më pas do të vendosë për hapat e saj të ardhshëm politikë.

“Do të bëjë atë që është në inertes të qytetarëve të Kosovës. E keni si opsion rikthimin në LDK? Do ta shoh se cili do të jetë interesi më i madh i Kosovës në këto momente. Kjo do të determinohet edhe nga zhvillimet e tanishme. Siç e përmenda ne derisa po zhvillojmë këtë intervistë, erdhi vendimi për masë të përkohshme ajo jep pak kohë për t’u sqaruar gjërat, dhe përfundimisht gjykata do ta merr vendimin e vet. Unë do të kryej detyrën time me nder si presidente deri më 4 prill. Pas kësaj do ta bëj një vlerësim të ri konkret në interes të Kosovës, do ta marr vendimin për rrugën përpara”, tha ajo.

Duke folur për dekretin e saj që është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Osmani theksoi se askush nuk është i pagabueshëm dhe se pikërisht për këtë arsye ekziston ky institucion, i cili vendos përfundimisht për çështjet kushtetuese.

Pellini