Premium Store
02KOSOVËLAJME

Personat e përfshirë në plagosjen e sontme janë kushërinj mes vete, i plagosuri është minator në Trepçë

Një person u plagos sonte në një kafiteri në Skënderaj si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, njofton “Mitropol”.

Sipas burimeve ekskluzive të “Mitropol”, dorasi dhe i plagosuri janë kushërinj mes vete dhe të dy vijnënga fshati Kopiliq i Skënderajt.

Active 1

Burime të “Mitropol” bëjnë të ditur se dorasi Q.SH i cili ndodhet në arrati është zyrtar korrektues në Burgun e Dubravës gjersa i plagosuri M.SH i cili me banim është në Mitrovicë, punon si minator në minierën e Trepçës.

Rastin e plagosjes për “Mitropol” e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se rreth orës 21:04, Policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “28 Nëntori” në Skënderaj ku një person u plagos.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurit detaje dha zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Shpend Fazliu.

Sipas tij, gjendja aktuale e personit të plagosur është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Në ora 21:37, në Spitalin e Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, në Shërbimin Emergjent, është sjellë një rast i plagosjes nga Skenderaj, 44 vjeçar. Aktualisht, me parametra stabil, jashtë rrezikut për jetë, po vazhdojnë ekzaminimet Radiologjike dhe trajtimi mjekësor!”, tha Fazliu./Mitropol/

Koha