Aurora Group
02KOSOVËLAJME

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet një polic në Mitrovicë, suspendohen edhe katër të tjerë – dyshohen se ia morën rreth 30 mijë euro cigare një personi

Një zyrtar i Policisë së Kosovës është arrestuar, ndërsa katër të tjerë janë rekomanduar për suspendim, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “përvetësim në detyrë”, ka bërë të ditur Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Sipas njoftimit, pesë zyrtarët policorë janë pjesë e Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë në kuadër të Departamentit Kufitar të Policisë së Kosovës.

Pellini

Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, rasti ka ndodhur më 13 mars 2026, kur zyrtarët policorë kishin sekuestruar mbi 100 paketa cigare nga persona të dyshuar për kontrabandë brenda territorit të Kosovës. Dyshohet se ata kanë përvetësuar 24 prej këtyre pakove, që përmbanin rreth 12 mijë e 500 pako cigare, me një vlerë të përafërt prej 30 mijë eurosh.

Ndërkohë, sipas IPK-së, në Doganan e Kosovës janë dorëzuar vetëm 84 paketa cigare të sekuestruara.

Me vendim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, polici i arrestuar është ndaluar për 48 orë, ndërsa katër zyrtarët e tjerë janë duke u hetuar në procedurë të rregullt.

Premium Store