
Një rast i rëndë është raportuar pasditen e së mërkurës në Vushtrri, ku një burrë është gjetur pa shenja jete, duke ngritur dyshime mbi rrethanat e vdekjes, njofton Mitropol.
Sipas informacioneve zyrtare, rasti ka ndodhur më 25 mars 2026, rreth orës 17:00. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të saktë të shkakut të vdekjes.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje shtesë mbi rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike.








