Premium Store
02KOSOVËLAJME

Dy persona i ikin me veturë Policisë në Vaganicë, nuk iu bindën urdhërit për ndalesë

Nuk ndalen para policisë në Mitrovicë, arrestohen dy të dyshuar

Një incident që ka rrezikuar sigurinë e zyrtarëve policorë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Fadil Deliqi” në Mitrovicë.

Weelnes

Ngjarja ka ndodhur më 25 mars 2026, rreth orës 19:45, kur dy persona të dyshuar, duke lëvizur me veturë, nuk janë ndalur ndaj urdhrit të zyrtarëve policorë. Sipas raportit, veprimet e tyre kanë rrezikuar drejtpërdrejt zyrtarët gjatë kryerjes së detyrës.

Pas ndërhyrjes së policisë, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar për intervistim.

Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të procedurave fillestare, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar si “pengim i personit zyrtar”.

Hetimet lidhur me këtë rast pritet të vazhdojnë në vijim.

Premium Store