Premium Store
LAJME

VIDEO: Eskalon protesta në Serbi, veturës iu thehen xhamat, e pëson keq shoferi

Beogardi për të dytën fundjavë radhazi po përcjellet me protesta.

Agjencia e lajmeve “Nova.rs”, ka publikuar një video gjatë protestës së sotme të mbajtur në Beograd ku shihet një përplasje e disa protestuesve me një person i cili, siç shkruan agjencia, kishte goditur një pjesë protestuesish me makinën e tij Reanult Klio.

Ngjarja ka ndodhur në përfundim të tubimit pranë urës së Gazelës ku edhe u mbajt bllokada një orëshe.

Active 1

Sipas gazetarit të mediumit, drejtuesi i makinës ka goditur protestuesit.

Shoferi i makinës është goditur nga një protestues derisa makinës i janë thyer xhamat.

Më pas shoferi ka arritur që të largohet nga protestuesit.
Koha