Medi
02LAJME

Sulm në Mitrovicë, një person përfundon në spital – i dyshuari në arrati

Një incident i dhunshëm është raportuar mbrëmjen e së martës në rrugën “Lola Ribar” në Mitrovicë të Veriut, ku një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një sulmi, njofton Mitropol.

Sipas informacionit fillestar, bëhet e ditur se burri i dyshuar ka sulmuar viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore. Si pasojë e këtij incidenti, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është trajtuar në spitalin rajonal.

Premium Store

Ndërkohë, i dyshuari nuk është arrestuar ende dhe sipas autoriteteve, ai ndodhet në kërkim policor.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Weelnes