Aquapark 1
02KOSOVËLAJME

EKSKLUZIVE | E tmerrshme: Arrestohet punëtori teknik i një shkolle fillore në Vushtrri, dyshohet për sulm seksual ndaj nxëneses 7 vjeçare

Foto ilustrim

Një rast i rëndë i dyshuar si sulm seksual ndaj një të miture 7 vjeçare ka ndodhur të mërkurën në Vushtrri, mëson ekskluzivisht “Mitropol”.

Sipas raportit zyrtar të Policisë, më datë 1 prill 2026, rreth orës 12:00, është arrestuar burri i dyshuar pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar seksualisht një vajzë.

Active 1

Ndërkohë, burime ekskluzive “Mitropol” bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur brenda një shkolle fillore në Vushtrri. Sipas këtyre burimeve, rreth orës 14:30 të së njëjtës ditë, drejtori i shkollës ka njoftuar Policinë lidhur me dyshimet për ngacmim seksual ndaj një nxënëseje të klasës së dytë, e moshës 7 vjeçare.

Pas arritjes në vendin e ngjarjes, policia është informuar se i dyshuari është një punëtor teknik i shkollës, 34 vjeçari me inicialet I.A., i lindur në vitin 1992 dhe me vendbanim në Vushtrri. I njëjti është mbajtur në ambientet e shkollës deri në ardhjen e njësive të tjera policore, të cilat më pas e kanë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme.

“Mitropol” mëson se ndaj të dyshuarit janë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe për të mbrojtur viktimën, “Mitropol” nuk do të publikojë asnjë detaj që mund të çojë në identifikimin e saj, përfshirë emrin e shkollës apo informacione të tjera shtesë që cenojnë privatësinë e të miturës.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim./Mitropol/

SHËNIM: Personi i apostrofuar në këtë artikull konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga Gjykata.

Active 1