Pellini
02KOSOVËLAJME

Mitrovicasi kërcënon nënën e tij, ajo e raporton në Polici e ai ik nga banesa

Një rast i dhunës në familje është raportuar pasditen e së premtes, më 3 prill 2026, rreth orës 15:20, në Mitrovicë, ku një grua ka denoncuar se është kanosur nga djali i saj, njofton Mitropol.

Sipas informacioneve zyrtare, viktima ka bërë të ditur se pas një mosmarrëveshjeje brenda banesës, djali i saj në moshë madhore, i cili sipas saj ka probleme psikike, e ka kërcënuar.

Pellini

Pas pranimit të rastit, autoritetet kanë nisur hetimet dhe kanë ndërmarrë veprimet për lokalizimin e të dyshuarit, i cili aktualisht nuk është gjetur dhe ndodhet në arrati.

Rasti është duke u trajtuar si “dhunë në familje”, ndërsa organet e rendit po vazhdojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kapjen e personit të dyshuar./Mitropol/

Koha