Aurora Group
02LAJME

Vetura me targa serbe godet biçiklistin e mitur në Mitrovicë, vozitësi ikën e i mituri dërgohet në spital

Një aksident trafiku me pasoja ka ndodhur pasditen e së dielës në veri të Mitrovicës, njofton Mitropol.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 05 prill 2026, rreth orës 16:10, në rrugën “Ivo Llolla Ribar” në Mitrovicë të Veriut, ku janë përfshirë një veturë dhe një biçikletë që drejtohej nga një i mitur.

Medi

Burimet bëjnë të ditur se vetura, e pajisur me targa të Serbisë, pas përplasjes është larguar nga vendi i ngjarjes pa ofruar ndihmë, duke e lënë të lënduar të miturin në rrugë. Ky veprim përbën shkelje të rëndë ligjore dhe tashmë është objekt hetimi nga organet kompetente.

I mituri ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Fatmirësisht, pas trajtimit ai është liruar.

Autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të veturës që u largua nga vendi i aksidentit. Rasti është cilësuar si “aksident trafiku me lëndime trupore”./Mitropol/

Premium Store