Zhduket një vajzë e mitur nga Stanovci i Vushtrrisë, s’u kthye në shtëpi nga 20 marsi, familja njoftoi Policinë dje

Një rast shqetësues i zhdukjes së një të miture është raportuar në fshatin Stanovc i Epërm në komunën e Vushtrrisë, njofton Mitropol.
Sipas informacioneve zyrtare, rasti është raportuar se ka ndodhur më datë 20 mars 2026, rreth orës 20:00. Nëna e vajzës ka njoftuar dje policinë se e bija e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe që nga ai moment nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Burime nga hetuesia bëjnë të ditur se vajza kishte dalë nga shtëpia gjatë ditës dhe nuk është kthyer më, çka ka shtyrë familjen të kërkojë ndihmë nga organet e rendit. Rasti është cilësuar si “person i zhdukur” dhe tashmë është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës./Mitropol/







