
Një incident në vendin e punës ka përfunduar me dy persona të lënduar në fshatin Cerajë të Leposaviqit.
Ngjarja ka ndodhur më 16 prill rreth orës 14:00.
Siç mëson Sinjali, policia është njoftuar se gjatë punës kishin mbetur të lënduar dy punëtorë, të cilët po transportoheshin drejt spitalit dhe kërkohej asistencë për shkak të terrenit të panjohur.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në terren dhe kanë shoqëruar të lënduarit fillimisht në Shtëpinë e Shëndetit në Leposaviq, e më pas ata janë dërguar në Mitrovicë për trajtim të mëtejshëm.
Të lënduar janë:
• Fabjan Rraqi (25-vjeçar)
• Denis Rraqi (24-vjeçar)
Në vendin e ngjarjes është bërë sigurimi i lokacionit nga policia, ndërsa hetimet rajonale kanë nisur ekzaminimin e rrethanave.
Rasti është iniciuar si:
• “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse”
• “Rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”
Hetimet janë në zhvillim.








