
Gjatë ditës së sotme ka nisur peticioni kundër ndërtimit të “universitetit paralel” gurthemeli i të cilit u vendos dje në pjesën veriore të Mitrovicës, raporton Mitropol.
Ky peticion është nisur nga Besart Hajrizi, i cili është edhe mësimdhënës në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.
Organizatorët kanë theksuar se nuk janë kundër universitetit që për mision ka edukimin, por janë kunder ketij universiteti që në strukturë dhe në përmbajtje është kryekëput politik.
Tutje ata kanë theksuar se ekzistimi i një universiteti paralel nuk është interes i askujt në shoqërinë kosovar.
Përkundër faktit që spitali dhe universiteti janë të garantuara me pakon e Ahtisarit, misioni i tij politik e paralel e aspak edukativ e bëjnë atë mjet të trazirave dhe destabilitetit të shoqërisë sonë./Mitropol/
Linku i peticionit:
https://www.change.org/p/populli-politikan%C3%ABt-intelektual%C3%ABt-student%C3%ABt-shoq%C3%ABria-civile-kund%C3%ABr-universitetit-paralel-n%C3%AB-mitrovic%C3%AB?recruiter=1222428263&utm_source=share_petition&utm_medium=facebook&utm_campaign=share_petition&utm_term=G%3ESearch%3ESAP%3EW-EN%3ENonBrand%3EBroad-Match&recruited_by_id=44aa68c0-0284-11ec-af4b-2b9563f5f62e&utm_content=fht-30421622-en-us%3A2








