27 vjet nga rrëmbimi i “Grupit të Intelektualëve”, kërkohet ende drejtësi për 23 të zhdukurit nga Mitrovica

Në 27-vjetorin e rrëmbimit dhe zhdukjes së 23 qytetarëve shqiptarë në fshatrat Dreth dhe Kalludër të Zubin Potokut, është rikujtuar një nga rastet më të rënda të luftës në Kosovë, i njohur si “Grupi i Intelektualëve”.
Përmes një reagimi publik, Kushtrim Gara udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka theksuar se bëhet fjalë për 23 jetë të ndërprera padrejtësisht, plagë që, sipas tij, mbeten ende të hapura për familjet dhe shoqërinë.








