Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Kryetari i Mitrovicës së Veriut: Këto garazhe të rrënuara përfaqësojnë jetët tona, po shkohet drejt shuarjes së komunës së Mitrovicës së Veriut

Pasi që sot u rrënuan 23 garazhe ilegale të ndërtuara pranë burgut në tokat e Trepça Sh.A në Mitrovicën e Veriut, në vendin e ngjarjes ka dalur edhe kryetari i kësaj komune, Milan Radojević, transmeton Mitropol.

Ai deklaroi se askush nuk i kishte njoftuar për rrënimin, ani pse qysh dje “Mitropol” raportoi ekskluzivisht se dje kishte përfunduar ultimatumi mbi një mujor që Trepça u kishte dhënë uzurpuesve për lirimin e pronave për rrënimin e sotëm.

Tripika

“Policia po e merr pushtetin ekzekutiv dhe po sillet si komunë, duke marrë rolin e përmbaruesit, ndërsa po ashtu edhe po siguron rrënimin e këtyre objekteve”, spekuloi Radojević, i cili duket se nuk e njeh mirë ligjin e Republikës së Kosovës për pronat publike.

E gjithë kjo, paralajmëron Radojević, tregon se po shkohet drejt shuarjes së komunës së veçantë të Mitrovicës së Veriut.

Ai shtoi se juristët e komunës së Mitrovicës së Veriut do të ndërmarrin hapa të mëtejshëm pas rrënimeve të sotme.

Paralajmërimi për rrënim, rikujtojmë, ishte dërguar nga ndërmarrja “Trepça” për shfrytëzuesit e garazheve që në shkurt të këtij viti.

Policia mbrëmë kishte vendosur shirit sigurie rreth këtyre objekteve./Mitropol/

Koha