Kearns kërkon që tani të dënohen drejtuesit: Janë në qeverinë serbe dhe disa po fshihen nga ta

Dje, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka dënuar Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Tolliq me burgim të përjetshëm për rastin në Banjskë, ndërsa Dushan Maksimoviq e dënoi me 30 vjet burgim.
Rreth kësaj ka reaguar deputetja britanike Alicia Kearns, e cila ka kërkuar që tani të dënohen ‘’drejtuesit kryesorë’’ të sulmit terrorist.
‘’Tani, ju lutem, drejtuesit kryesorë. Do t’i gjeni brenda Qeverisë së Serbisë, dhe të tjerë që po fshihen dhe mbrohen nga Qeveria e Serbisë’’, ka shkruar ajo.
Now the ringleaders please.
You’ll find them within the Serbian Government, and others being hidden and protected by the Serbian Government. https://t.co/kEPGTPTfxx
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) April 24, 2026







