
Një tjetër person nga Skënderaj është arrestuar dje në aksionin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për rastin e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, njofton Mitropol.
Sipas informacioneve zyrtare, lidhur me këtë rast, më 24 prill 2026 është intervistuar një person i dyshuar.
Pas intervistimit nga organet kompetente, burri i dyshuar është liruar me vendim të prokurorit, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Kujtojmë se më 18 prill, ishin kontrolluar gjithsej 15 lokacione, përfshirë lokale dhe banesa, nën dyshimin për zhvillim të aktiviteteve të paligjshme të lojërave të fatit dhe skemave piramidale.
Gjatë bastisjeve ishin sekuestruar:
- pajisje elektronike (DVR dhe telefona)
- të holla
- dëshmi të tjera që lidhen me aktivitetin e dyshuar
Po ashtu, në tri lokacione janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri pa leje, të cilat dyshohet se ishin në posedim të të dyshuarve.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, katër persona janë ndaluar për 48 orë, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Mitropol/








