Medi
02KOSOVËLAJME

Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për “vrasje në tentativë” në Gojbulë, rasti lidhet me plagosjen e vitit të kaluar te Gërbeshët

Foto ilustrim

Një zhvillim i ri është shënuar në rastin e “vrasjes në tentativë” që kishte ndodhur në korrik të vitit 2025 në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë para shtëpive të familjes Gërbeshi, ku një person kishte mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, mëson “Mitropol”.

Më 24 prill 2026 është ekstraduar nga Gjermania edhe një i dyshuar lidhur me këtë rast. Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pellini

Rasti daton që nga 12 korriku 2025, kur rreth orës 20:59, në fshatin Gojbulë kishte ndodhur një incident i armatosur. Hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime në Mitrovicën e Jugut kishin identifikuar si të dyshuar F.A., 40-vjeçar, i cili dyshohej se ishte përfshirë në të shtënat me armë zjarri.

Si pasojë e këtij sulmi, ishte plagosur një person, i cili në momentin e incidentit po ruante një pronë private të familjes Gërbeshi. Viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes, njësitë policore kishin sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit, të cilat janë përdorur si prova materiale në procesin hetimor.

Hetimet për këtë rast vazhduan, pasi që edhe dy persona të tjerë kishin mbetur në kërkim policor për përfshirje të dyshuar në këtë ngjarje, njëri nga të cilët u arrestua dje, mëson “Mitropol” nga burimet e veta.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi rrethanat e ekstradimit apo rolin konkret të secilit të dyshuar, ndërsa pritet që zhvillimet e mëtejshme të zbardhin plotësisht rastin./Mitropol/

Koha