I shkruante “ÇETNIKËT E VERIUT” në bluzë, Policia ndalon 17 vjeçarin serb në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka ndaluar këtë pasdite një të ri serb me inicialet B.M, 17 vjeç, nga Zubin Potoku, njofton “Mitropol”.
I njejti u ndalua rreth orës 18:30 për shkak të mbishkrimit nacionalist serb “Çetnikët e Veriut” që e kishte në bluzë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se i riu ndodhet në stacion policor dhe pasi t’i shqiptohet tiketa për gjykatë, do të lirohet.
”Është duke ju shqiptu një tiketë për gjykatë dhe lirohet.”, tha për “Mitropol”, Petrit Fejza, shef i Operativës së Policisë së Kosovës në rajonin e Veriut.
Policia e Kosovës gjatë muajve të fundit ka ndaluar disa persona, për shkak të mbishkrimeve nacionaliste në bluza, shumë prej të cilave përçojnë mesazhe që mohojnë shtetësinë e Kosovës dhe shprehin pretedet territoriale të Serbisë në Kosovë./Mitropol/








