Fischer për ndërhyrjen në Kosovë më 1999: Fajësoj veten që mu desh kohë ta kuptoja natyrën e vërtetë të konfliktit

Ish-ministri i jashtëm i Gjermanisë, Joschka Fischer, e ka mbrojtur qëndrimin e tij për të përkrahur intervenimin e NATO-s në Kosovë në vitin 1999.
Në një intervistë për “Der Spiegel”, ai ka thënë bombardimi i ish-Jugosllavisë ishte një domosdoshmëri për të parandaluar një gjenocid të ri.
Madje, ish-kryediplomati gjerman e ka fajëson veten që i është dashur pak kohë ta kuptojë natyrën e vërtetë të konfliktit.
“Në vitin 1995, ne ishim dëshmitarë të masakrës së Srebrenicës në Bosnjë. Më vonë u njoh si gjenocid. Nëse mund ta fajësoj veten për diçka në rastin e Kosovës, është vetëm se më duhej kaq shumë kohë për të kuptuar natyrën e vërtetë të këtij konflikti. Domethënë, kthimin e një nacionalizmi jashtëzakonisht të rrezikshëm, të gatshëm për vrasje masive dhe terror”, ka thënë ai, raporton gazeta Panorama.
Tutje, ai ka treguar se çka do të kishte ndodhur, nëse nuk do të intervenohej.
“Nëse presidenti i atëhershëm serb Millosheviç do ta kishte çuar përpara axhendën e tij, atëherë e ardhmja e BE-së dhe zgjerimi në Ballkan mund të ishin harruar.”, ka deklaruar Fischer.








