Dukato 2
02LAJME

Rrëfimi tronditës: Si digj’eshin shqiptarët në “Xhaminë e Ibrit” gjatë luf’tës?

Xhamia tek Ura e Ibrit, në Mitrovicë, është djegur bashkë me disa shqiptarë të cilët forcat policore e ushtarake serbe i futën aty në vitin 1999, shkruan Mitropol.

Sipas dëshmisë së dëshmitares Elmaze Zeka, shqiptarët torturoheshin dhe vriteshin në atë kohë.

Tripika

Në një rrëfim të saj para disa vitesh, ajo tregonte se i ka parë teksa digjeshin për së gjalli shqiptarët bashkë me xhaminë.

“Unë e kom pa ka e kallin xhaminë prej dritarës të banjos edhe ka i shtinë njerzit mrena që i qitshin prej shpijave. Kon dojshin e merrshin e rrehshin edhe i shtijshin në xhami. Aty jonë konë jo veç xhamia, po jonë konë pesë-gjashtë shpi edhe katër dugoja, kanë pas podruma, u konë oborri me shkallë, aty ka pasë edhe podrume, dy-tri shpi që jonë konë poshtë kanë shërby si hapësirë me i shti njerëzit”, rrëfente dëshmitarja e ngjarjes para disa vitesh.

Ajo tregon se si xhamia ishte djegur katë herë rradhazi, minaren e së cilës e kishin rrëzuar forcat serbe me buldozher.

“Unë kom nejt gjatë luftës krejt në shpi. Mu m’kanë torturu 18 herë, m’kanë sulmu n’shpi, me dalë prej shpisë. Por unë nuk kom dalë se kom dashtë me shku në luftë mirëpo nuk m’u dha mundësia me shku, mbeta në shpi”, deklaronte ajo vite më parë.

Elmazja rrëfeu edhe se si arriti t’i mbijetoj luftës por shprehej e dëshpëruar se si askush nga institucionet nuk u mor me dëshminë e saj.

Megjithatë, përkundër kërkimeve, institucionet asnjëherë pas luftës nuk arritën të gjejnë mbetje mortore tek hapësira ku ndodhej xhamia e Ibrit./Mitropol/

 

Active 1