Active 2
02LAJME

Një grua nga Shipoli dërgohet në gjendje të rëndë në spital rreth orës 06:30 të mëngjesit, kishte lëndime serioze në kokë

Ekipet emergjente të QKMF-së në Mitrovicë kanë ndërhyrë sot rreth orës 06:30 të mëngjesit në një rast me lëndime serioze në Shipol të Mitrovicës, mëson “Mitropol” nga burime të veta.

Pacientja u gjet nga ekipet shëndetësore pa vetëdije, me lëndime serioze në kokë.

Pellini

Burime të “Mitropol” thonë se bëhet fjalë për një grua 49 vjeçare. Mediumi posedon edhe emrin e plotë të saj, por nuk do e publikoj për shkaqe etike.

E njëjta është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri” ku mori tretman mjekësor fillestar.

“Mitropol” ka kontaktuar institucionet gjegjëse për konfirmim zyrtar.

Premium Store