
Covid-19 po vazhdon të marr jetën e një numri të madh të personave në Kosovë dhe jo vetëm, raporton Mitropol.
Në 24 orët e fundit janë raportuar plotë 2279 raste të reja me virusin Covid-19 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, teksa përveç kësaj Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë plotë 8 raste të reja të vdekjes.
Nga këto 8 raste, 1 rast i vdekjes është i një personi të ri mosha e të cilit është në mes 20-29 vjeç. Sipas statistikave të postuara nga MSH, i riu që ka vdekur është nga Komuna e Istogut.
Varianti i ri i koronavirusit po i sulmon më shumë të rinjët, prandaj ekspertët e shëndetësisë po vazhdojnë të bëjnë thirrje tek të rinjët që të ju nënshtrohen procesit të vaksinimit për ta ruajtur shëndetin e tyre. /Mitropol/








