
Një grua nga Shipoli u dërgua sot në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri” rreth orës 06:30 të mëngjesit.
Ekipet emergjente të QKMF-së në Mitrovicë kishin ndërhyrë rreth orës 06:20 të mëngjesit në këtë rast me lëndime serioze, rast ky për të cilin raportoi ekskluzivisht “Mitropol”, duke iu referuar burimeve të veta.
Pacientja ishte gjetur nga ekipet shëndetësore pa vetëdije, me lëndime serioze në kokë. Burime të “Mitropol” kishin konfirmuar se bëhej fjalë për një grua 49 vjeçare.
Pas trajtimit dhe kryerjes se CT-së së kokës në Spitalin e Mitrovicës, e njejta ishte referuar për në QKUK si rast i sulmit në tru, ku siç raportoi “Mitropol” edhe e kishte humbur jetën.
Në lidhje me rastin tashmë, me urdhër të prokurorit të shtetit është inicuar edhe hetimi mbi vdekjen.
Trupi i pajetë i së ndjerës është dërguar për obduskion.
Kjo u konfirmua për “Mitropol” edhe nga Zëdhënësi i policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.
Mediumi posedon edhe emrin e plotë të tashmë së ndjerës, por nuk do e publikoj për shkaqe etike./Mitropol/








