Premium Store
02KOSOVËLAJME

Zbardhen detaje të reja: 49-vjeçarja në Mitrovicë dyshohet se ra nga kati i parë i shtëpisë

Rasti i vdekjes së një 49-vjeçareje nga Shipoli, i raportuar dje ekskluzivisht nga “Mitropol”, ka marrë zhvillime të reja pas publikimit të raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Fillimisht, siç kishte raportuar “Mitropol”, gruaja ishte dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri” rreth orës 06:30 të mëngjesit, pasi ishte gjetur pa vetëdije dhe me lëndime serioze në kokë. Pas trajtimit fillestar dhe kryerjes së CT-së, ajo ishte referuar në QKUK, ku më pas edhe kishte ndërruar jetë.

London

Ndërkohë, sipas të dhënave të reja, dyshohet se viktima kishte rënë nga kati i parë i një shtëpie, çka besohet të jetë shkaku i lëndimeve fatale.

Sipas raportit policor, si pasojë e rënies, gruaja kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku më pas vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Në lidhje me rastin, me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar hetim mbi vdekjen, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Mitropol” më herët kishte raportuar ekskluzivisht për këtë rast, duke u bazuar në burime të veta, ndërsa zhvillimet e fundit hedhin dritë të re mbi rrethanat e ngjarjes.

Koha