Premium Store
02KOSOVËLAJME

Arrestohet serbi që provokoi Policinë në Veri

Një incident me elemente të sjelljes arrogante është regjistruar të premten mbrëma në Leposaviq, ku një person është shoqëruar nga Policia e Kosovës pas provokimeve ndaj zyrtarëve policorë, njofton Mitropol.

Ngjarja ka ndodhur më 2 maj 2026, rreth orës 23:25, në rrugën “24 Nëntori”, ku sipas raportit policor, burri i dyshuar ka shfaqur sjellje provokuese dhe të papërshtatshme ndaj policëve që ndodheshin në detyrë.

Tripika

Si rezultat i veprimeve të tij, ai është arrestuar dhe është dërguar për intervistim në stacion policor. Pas procedurave të nevojshme dhe në konsultim me prokurorin kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur detaje shtesë lidhur me motivet e këtij veprimi, ndërsa rasti është duke u trajtuar sipas procedurave ligjore në fuqi./Mitropol/

Active 1