Premium Store
02KOSOVËLAJME

Një burrë sulmon fizikisht një grua në vendin e saj të punës në Veri, kapet nga Policia

Një incident i dhunës fizike është raportuar në orët e hershme të së hënës, më 4 maj 2026, në fshatin Gazivodë të komunës së Zubin Potokut, njofton Mitropol.

Sipas informacionit zyrtar, rasti ka ndodhur rreth orës 02:20, kur i dyshuari ka sulmuar fizikisht një grua në vendin e saj të punës. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë cilësuar si të lehta, ndërsa menjëherë pas incidentit asaj i është ofruar tretman mjekësor.

Weelnes

Autoritetet kanë reaguar me shpejtësi, duke bërë arrestimin e të dyshuarit në lidhje me rastin. Pas shoqërimit në stacion policor dhe intervistimit nga organet kompetente, me vendim të prokurorit të rastit, burri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar si “lëndim i lehtë trupor”, ndërsa organet e drejtësisë pritet të ndërmarrin veprimet e mëtejshme procedurale në përputhje me ligjin./Mitropol/

Koha