Medi
KOSOVËLAJME

Kishte bërë koalicion pa autorizim me VV në Vushtrri, Abdixhiku për Xhafer Tahirin: Ia kemi refuzuar dorëheqjen

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij nuk e ka ndërmend të merret me çështje lokale, pasi janë para zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ai u pyet që “njëjtë ka thënë edhe për Xhafer Tahiri”.

Premium Store

Abdixhiku tha se Xhafer Tahirit ia kanë refuzuar dorëheqjen e dhënë.

“Xhafer Tahirit ia kemi refuzuar dorëheqjen dhe do vazhdojë të jetë kryetar i LDK-së në Vushtrri”, tha ai.

Xhafer Tahiri kishte bërë një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje në balotazhin për Vushtrrinë vitin e kaluar, ku LVV garonte kundër PDK-së.

Por, koalicioni nuk i ishte kumtuar kryesisë së LDK-së  e as kryetarit Lumir Abdixhiku.

Premium Store