Premium Store
02IN MEMORIAMKOSOVËLAJME

Kush ishte heroi Besim Nuka që ra 27 vite më parë në altarin e lirisë

Besim Nuka lindi më 4 prill 1972 në Mitrovicë. Rrjedh nga një familje bujare, punëtore e mbi të gjitha, liridashëse. E njohur si familje tregtare ndihmoi popullin e Kosovës me një furgon, me batanie, jorganë dhe jastëk.

Ishin përkrahës të grevës së Minatorëve ne Mitrovicë. Babë Ismlajli dhe nënë Melihatja kishin katër fëmijë: dy djem dhe dy vajza.

London

Heroi Besim Nuka shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Mitrovicë. Në vitin 1990/1991 shkoi në shërbimin ushtarak në ish-Jugosllavi.

Më 4 prill 1995 hap një dyçan ku nisi të punojë në zanatin e trashëguar nga të parët, si jorganxhi. Punoi në Mitrovicë deri në fillimin e bombardimeve të NATO-S më 24 mars 1999. Më 4 prill, në ditëlindjen e tij, u detyrua ta braktisë Kosovën. Shkon në Ulqin bashkë me familjen. Pas bisedave me shokë, vendos t’u bashkangjitet radhëve të UÇK-së në Shqipëri.

Më 11 prill hyn në Shqipëri dhe mobilizohet në Laprakë, lagje e Tiranës. Më 12 prill radhitet në Brigadën 138 “Agim Ramadani” në Koshare, te komandanti Abaz Thaçi. Këtu qëndroi, luftoi kundër forcave serbe, çdo ditë. Kosharja sulmohej nga ajri dhe nga toka, madje edhe me helme kimike. Por, forcat serbe jo vetëm që nuk ia arritën qëllimit, por pësuan humbje të mëdha në njerëz dhe në teknikë ushtarake.

Komandanti dhe Heroi Abaz Thaçi në ditarin e tij shkruan: 11 maj 1999. Luftë e rreptë deri në një metër afërsi. Krahu i djathtë i frontit, vija e pare, komandant Abaz Thaçi.

Besim Nuka u vra heroikisht në vijën e frontit”. Më 13 maj e varrosin në Varrezat e Dëshmorëve në Bajram Curr, përcjell Jepi zë. Rivarrimi u bë më 23 gusht 1999 në Varrezat e Dëshmorëve në Koshare, së bashku me komandantin Abaz Thaçi dhe dëshmorë të tjerë.

Nuka bashkë me Shefqet Begun-Qeti ishte edhe ndër themeluesit e parë të grupit të tifozirës mitrovicase “Torcida”.

Weelnes