Premium Store
KOSOVËLAJME

Kapet në kufi serbi që tentoi të futej në Kosove me mbishkrime provokuese, kthehet “rikferc” për Serbi nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas të Serbisë në Pikën Kufitare në Merdarë, pasi gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur materiale me mbishkrime nxitëse, njofton Mitropol.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 11 maj 2026, rreth orës 16:25, në hyrje të Kosovës nga Serbia.

Weelnes

Burri i dyshuar po drejtonte një veturë me targa serbe, kur është ndaluar nga zyrtarët policorë për kontroll. Gjatë kontrollit në automjet, policia ka hasur në materiale që përmbanin mbishkrime nxitëse, të cilat janë konfiskuar si dëshmi materiale.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari të kthehet në drejtim të Serbisë.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur detaje shtesë mbi përmbajtjen e materialeve të sekuestruara./Mitropol/

Premium Store